COVID-19/ Agrobiznesi: Blegtorët e bujqit të qarkullojnë pa orar për të vijuar zinxhiri i prodhimit ushqimor

TIRANË, 19 mars /ATSH/- Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH) i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

KASH kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur problemet në sektorin agroushqimor.

KASH solidarizohet plotësisht me masat që ka marrë qeveria për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19, dhe ka udhëzuar të gjithë anëtarët e vet, që të zbatojnë rigorozisht masat e propozuara. Por parashtron nevojën që mjekët veteriner, drejtuesit e mjeteve të mekanikës bujqësore, blegtorët, transportuesit e qumështit, vezëve, mishit, të trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me të njëjtin status si edhe personeli shëndetësor human, për të vijuar procesi i zinxhirit  të furnizimit të tregjeve” citon njoftimi i KASH. /e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.