BRUKSEL, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – E ardhmja e Bashkimit Europian është e ardhmja e euros dhe anasjelltas dhe ne duhet të jemi krenarë për faktin që krijuam monedhën e perbashkët, që nuk e ndan Evropën, por e mbron, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
”Arkitektura ekonomike dhe monetare e BE është më e shëndetshme se kurrë, por ka shumë punë akoma për të bërë dhe kompletimi është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi ai.
”Sfida më e madhe është që nga rritja ekonomike të përfitoje e gjithë shoqëria europiane”, shtoi Juncker./ /os/ a.jor.






















