TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Senida Mesi zhvilloi sot një takim me të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hřebíčková.
Në takim u diskutua mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe rolin e Komisionit dhe Kuvendit në këtë proces.
Ndër të tjera, gjatë takimit Mesi vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke në hapjen e negociatave për Shqipërinë./m.m/






















