Ballina Bota

AUSTRI- ICAO: COVID-19 mund të ulë me rreth 5 miliardë dollarë të ardhurat nga linjat ajrore

VIENE, 14 shkurt/ATSH-DPA/- Linjat ajrore në botë pritet të përballen me humbje të mundshme të të ardhurave midis 4 dhe 5 miliardë dollarë, në tremujorin e parë, pasi shpërthimi i COVID-19 ka shkaktuar anulime në masë të fluturimeve, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Organi i OKB-së, me seli në Montreal, e ka bazuar parashikimin e tij në raportet e marra nga rreth 70 linja ajrore, që i kanë ndërprerë të gjitha fluturimet ndërkombëtare me Kinën dhe 50 të tjera, që e kanë ulur veprimtarinë e tyre në Kinë.

ICAO ka parashikuar, gjithashtu, se të ardhurat nga turizmi në tremujorin e parë mund të bien me 1,29 miliardë dollarë në Japoni dhe me 1,15 miliardë dollarë në Tajlandë, ndërkohë që turistët kinezë që udhëtojnë me avion qëndrojnë në shtëpi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga drejt BE dhe siguria rajonale/ Rama në Mynih, në tryezën e diskutimit mbi Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërTURQI – SHBA: Ankaraja duhet t’i afrohet Perëndimit