VIENE, 14 shkurt/ATSH-DPA/- Linjat ajrore në botë pritet të përballen me humbje të mundshme të të ardhurave midis 4 dhe 5 miliardë dollarë, në tremujorin e parë, pasi shpërthimi i COVID-19 ka shkaktuar anulime në masë të fluturimeve, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Organi i OKB-së, me seli në Montreal, e ka bazuar parashikimin e tij në raportet e marra nga rreth 70 linja ajrore, që i kanë ndërprerë të gjitha fluturimet ndërkombëtare me Kinën dhe 50 të tjera, që e kanë ulur veprimtarinë e tyre në Kinë.
ICAO ka parashikuar, gjithashtu, se të ardhurat nga turizmi në tremujorin e parë mund të bien me 1,29 miliardë dollarë në Japoni dhe me 1,15 miliardë dollarë në Tajlandë, ndërkohë që turistët kinezë që udhëtojnë me avion qëndrojnë në shtëpi./ /ervo/
