Ballina Bota

TURQI – SHBA: Ankaraja duhet t’i afrohet Perëndimit

STAMBOLL, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë për çështjen e Sirisë do të shtyjnë Ankaranë t’i afrohet Perëndimit, veçanërisht Uashingtonit, theksoi sot një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Pavarësisht një marrëveshjeje paqeje mes Ankarasë dhe Moskës, regjimi sirian ndërmori një ofensivë me mbështetjen e aviacionit rus në provincën e Idlebit, e kontrolluar nga grupet rebele dhe xhihadistët.

Intensifikimi i bombardimeve në Idleb ka rritur tensionet mes Ankarasë, që mbështet grupet rebele dhe Moskës, aleate e presidentit sirian, Bachar al-Assad.

Këto tensione kompromentojnë afrimin që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Poutine arritën pas një krize të rëndë diplomatike në 2015 që kulminoi me një bashkëpunim të ngushtë për çështjen siriane pavarësisht interesave të ndryshme.

Ne do të dëshironin ta shikonim Turqinë të afrohej më drejtpërdrejt dhe më qartë me NATO-n, ku Ankaraja është anëtare, me SHBA-në dhe me Perëndimin në reagim të rolit shkatërrues të Rusisë në rajon, veçanërisht në Siri”, deklaroi një zyrtar amerikan./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI- ICAO: COVID-19 mund të ulë me rreth 5 miliardë dollarë të ardhurat nga linjat ajrore
Artikulli tjetërNë Sllovaki dashuria ruhet… në bankë