Ballina Bota

SHBA – Piratohen llogaritë e Facebook-ut në Twitter

LOS ANXHELES, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Dy nga llogaritë zyrtare të Facebook-ut në Twitter u piratuan, konfirmoi gjiganti i medieve sociale.

Në llogaritë e Facebook-ut dhe aplikacionit të tij të mesazheve Messenger, u postua një mesazh i kriptuar që lexonte: “Përshëndetje, ne jemi O u r M i n e. Epo, edhe Facebook-u mund të piratohet, por të paktën siguria e tyre është më e mirë se Twitter”.

Grupi i piratëve dërgoi një email dhe një faqe interneti për të përmirësuar sigurinë e llogarive.

Facebook-u njoftoi në Twitter se llogaritë e tyre ishin piratuar për një kohë të shkurtër, duke siguruar përsëri aksesin”. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Jourova kritikon reformat e gjykatës polake
Artikulli tjetërShqipëria beson në angazhimin e SHBA-së si faktor kyç për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor