BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Reformat e fundit në sistemin gjyqësor polak kanë qenë shkatërruese, deklaroi zyrtarja e lartë e Komisionit Europian Vera Jourova, duke kërcënuar reduktim fondesh për vendet që nuk mbështesin vlerat e BE-së.
“Kjo nuk është reformë, është shkatërrim”, theksoi Jourova për gazetën gjermane të lajmeve, “Der Spiegel”.
Ajo shtoi se një projektligj i miratuar së fundmi nga presidenti polak Andrzej Duda, për disiplinimin e gjykatësve nuk është më një ndërhyrje e synuar kundër disa deleve të zeza, duke e quajtur atë, bombardim.
Në kritikën e parë të Komisionit Europian, që nga nënshkrimi i projektligjit të fundit të diskutueshëm, Jourova foli për një moment të rrezikshëm, që nuk mund të kthehet pas. / /sara/






















