LOS ANXHELES, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Dy nga llogaritë zyrtare të Facebook-ut në Twitter u piratuan, konfirmoi gjiganti i medieve sociale.
Në llogaritë e Facebook-ut dhe aplikacionit të tij të mesazheve Messenger, u postua një mesazh i kriptuar që lexonte: “Përshëndetje, ne jemi O u r M i n e. Epo, edhe Facebook-u mund të piratohet, por të paktën siguria e tyre është më e mirë se Twitter”.
Grupi i piratëve dërgoi një email dhe një faqe interneti për të përmirësuar sigurinë e llogarive.
Facebook-u njoftoi në Twitter se llogaritë e tyre ishin piratuar për një kohë të shkurtër, duke siguruar përsëri aksesin”. / /sara/























