Ballina Bota

BRUKSEL – Jourova kritikon reformat e gjykatës polake

BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Reformat e fundit në sistemin gjyqësor polak kanë qenë shkatërruese, deklaroi zyrtarja e lartë e Komisionit Europian Vera Jourova, duke kërcënuar reduktim fondesh për vendet që nuk mbështesin vlerat e BE-së.

“Kjo nuk është reformë, është shkatërrim”, theksoi Jourova për gazetën gjermane të lajmeve, “Der Spiegel”.

Ajo shtoi se një projektligj i miratuar së fundmi nga presidenti polak Andrzej Duda, për disiplinimin e gjykatësve nuk është më një ndërhyrje e synuar kundër disa deleve të zeza, duke e quajtur atë, bombardim.

Në kritikën e parë të Komisionit Europian, që nga nënshkrimi i projektligjit të fundit të diskutueshëm, Jourova foli për një moment të rrezikshëm, që nuk mund të kthehet pas. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetani: Mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët, ILD strukturë provizore për përballimin e fluksit
Artikulli tjetërSHBA – Piratohen llogaritë e Facebook-ut në Twitter