Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Jeruzalemi nuk është për t’u shitur

ANKARA, 30 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Jeruzalemi “nuk ishte për t’u shitur” duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar të martën nga homologu amerikan, Donald Trump.

 

“Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan.

“Jeruzalemi është linja jonë e kuqe (…) Jeruzalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus,  Vladimir Poutine.

Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jeruzalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm.

Jeruzalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakE vërteta e raportimit skandaloz në RAI3/ Autoritetet italiane: Nuk korrespondon me realitetin, Shqipëria rezultate të rëndësishme në luftën ndaj kanabisit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte 31 janar 2020