Parashikimi i motit, e premte 31 janar 2020

TIRANE, 31 janar /ATSH/ -Moti sot parashikohet gjatë pjesës së parë të ditës i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se duke nisur nga orët e drekës e kryesisht ato të pasdites shtim gradual vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshje shiu në formë pikash dhe të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/13 Diell re
Kukës 1/12 Diell re
Lezhë 1/13 Diell re
Dibër -3/10 Diell re
Durrës 4/17 Diell re
Tiranë 3/17 Diell re
Elbasan 2/17 Diell re
Berat 1/17 Diell re
Vlorë 4/17 Diell re
Korçë -4/10 Diell re
Gjirokastër -1/14 Diell re
Sarandë 6/18 Diell re

                 

/e.malaj/

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.