BRUKSEL, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Mendimet tona shkojnë te popullsia e Turqisë, te familjet e viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Elazig si edhe të gjithë të tjerët, që janë plagosur ose përfshirë në këtë ngjarje, deklaroi në Twitter përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.
”Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën”, shtoi ai.
”Solidaritet i plotë me popullin turk”, përfundon Borrell.
Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë Rihter goditi dje Turqinë Lindore duke shkaktuar deri tani 22 të vdekur dhe mbi 1 000 të plagosur, sipas agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency./ a.jor.












