PEKIN, 25 janar /ATSH-AFP/ – Kina ka urdhëruar masa kombëtare për të kontrolluar koronavirusin në trenat, autobusët dhe aeroplanët e vendit, në përpjekje për të frenuar epideminë.
”Do të vendosen pikat e inspektimit dhe të gjithë udhëtarët me simptoma të pneumonisë do të transportohen menjëherë në një qendër mjekësore”, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit (CNS) në një deklaratë.
”Automjeti në të cilin ka pasur raste të dyshuara duhet të dezinfektohet. Duhet të renditen emrat e njerëzve që kanë qenë pranë një pasagjeri të infektuar”, urdhëroi CNS.
I gjithë personeli në kontakt me pasagjerët duhet të ketë maska.
Këto direktiva janë shpallu,r ndërsa krahina e Wuhanit është pothuajse plotësisht e rrethuar me masa karantine që ndalojnë banorët të largohen nga vendbanimet e tyre.
Sipas një raporti të fundit, epidemia ka infektuar afro 1 300 persona, 41 prej të cilëve kanë vdekur./ a.jor.





















