TIRANË, 23 janar/ATSH-A. Fortuzi/-Paul Pogba është një objektiv i “Juventusit”. Futbollisti i “Manchester United” pëlqehet nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër të cilët po presin momentin e përshtatshëm për të goditur në merkato.
Fabio Paraticci, Drejtor i Përgjithshëm i bardhezinjëve sipas së përditshmes “Tuttosport.com”, është duke punuar në heshtje për të joshur “Djajt e Kuq” për të pranuar transferimin e futbollistit që ka një vlerë rreth 105 milionë euro te kampionët e Italisë.
Bardhezinjtë për të krijuar të ardhura të mjaftueshme për të bërë një ofertë të denjë për francezin kampionë bote, është duke menduar të realizojë një revolucion në mesfushë, ku Emre Can dhe Bernardeschi janë gati të largohen, ndërsa Rabiot pritet të konfirmohet.
Matuidi gjithashtu është një lojtar që ka moshë të madhe dhe në këtë prizëm është i lirë të gjejë një destinacion tjetër. Khedira është në moshë të madhe po ashtu, teksa ka dhe rrogën e lartë dhe largimi i tij do i shtonte të ardhurat klubit kampion të Italisë që do kursente edhe në rrogë. Këto largime do krijonin një shumë të denjë për të nisur avancën drejt Pogba.
Fjalë të ëmbla në këtë drejtim ka thënë edhe Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas i bardhezinjëve, mik i Pogba, i cili u shpreh se dëshiron sërish të luaj me francezin dhe të festojnë sëbashku sukseset e ardhshme.
Kjo është situata te “Juventus”, ndërsa te “United” situata duket ndryshe. Pogba nuk është në qendër të projektit dhe Mino Raiola, menaxherë i futbollistit ka nisur të ushtrojë presion mbi drejtuesit për t’i dhënë zgjidhje të asistuarit të tij. Raiola ka deklarur së fundmi se futbollisti përpara se të vendosi për të ardhmen e tij pret një sinjal nga klubi, ndërsa ka shtuar se të gjithë e dinë se cila skuadër ëhstë pika e dobët e “Polpos”, duke lënë të kuptohet se është “Juventusi”, skuadra në të cilën futbollisti shpërtheu dhe u kthye në një prej lojtarëve më të kërkur në Europë. Pikërisht kanë qenë këto fjalë që kanë shtuar edhe më tej shpresat e tifozëve bardhezi, por dhe të drejtuesve të zonjës së vjetër se situata mund të marri drejtimin e duhur për transferimin e Pogba në qershor te “Juventus”.














