TIRANË, 23 janar/ATSH-A. Fortuzi/- “Teuta” ka zyrtarizuar sot blerjen e katërt në merkato. Djemtë e Durrësit kanë zyrtarizuar afrimin e Kanen Hrljiç, një qendërmbrojtësi 1.90 metra i gjatë, që vjen nga Bosnje Hercegovina.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 22-vjeçar, Kenen Hreljic. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim. Pas firmosjes së kontratës, lojtari tashmë është zyrtarisht pjesë e bluve. Hreljic në Durrës vjen nga kampionati boshnjak, ku është paraqitur me FK Mladost. Atje ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola. Kenen Hreljic është bashkuar me ekipin durrsak në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Kenen Hreljic, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”,-njofton klubi Durrsak
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.