ALGJER, 22 janar /ATSH-AFP/ – Algjeria do të presë një takim të shefave të diplomacisë të vendeve fqinje të Libisë, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur në një zgjidhje politike të krizës libiane, njoftoi sot Ministria algjeriane e Punëve të Jashtme.
“Me iniciativë të Algjerisë, Algjeri do të presë një takim të ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet fqinje të Libisë, me pjesëmarrjen e Tunizisë, Egjiptit, Sudanit, Çadit dhe Nigerisë”, theksoi në një komunikatë ministria.
“Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit”, shtoi ajo./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















