Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Lordët ndryshojnë Brexit-in e Boris Johnson

LONDËR, 21 janar /ATSH-AFP/ -Dhoma e Lordëve i shkaktoi kryeministrit, Boris Johnson, dy humbje të mëtejshme sot në procesin e miratimit të marrëveshjes së tij të Brexit-it, në lidhje me bashkimin familjar të fëmijëve refugjatë dhe me konsultimin e Skocisë dhe Uellsit.

Në total, kreu i qeverisë konservatore ka hasur pesë pengesa, që kur Dhoma e Lartë e Parlamentit britanik, ku ai nuk ka shumicën, filloi të shqyrtojë projektligjin e tij për daljen nga Bashkimi Europian.

Me 300 vota pro dhe 220 kundër, Dhoma e Lordëve miratoi sot një ndryshim të paraqitur nga lordi laburist, Alf Dubs, që synon të ruajë të drejtën e bashkimit familjar për të miturit refugjatë të pashoqëruar, pas Brexit. Kjo e drejtë garantohet brenda BE-së.

Projektligji për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, në variantin e miratuar nga deputetët, nuk përmend më angazhimin e qeverisë së mëparshme për të ruajtur bashkimin familjar për të miturit refugjatë.

Qeveria merr përsipër vetëm t’i mbajë parlamentarët të informuar për përparimin e diskutimeve me Brukselin, mbi këtë temë./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Avokatët paralajmërojnë mediet kundër ngacmimit të princit Harry dhe Meghan-it
Artikulli tjetërGJERMANI – 4,8 miliardë euro për punëtorët e qymyrit që do të dalin në pension