Ballina Bota

GJERMANI – Muzeu Hebraik hap ekspozitën e përhershme

BERLIN, 20 janar /ATSH-DPA/ – Muzeu Hebraik i Berlinit do të hapë një ekspozitë të re të përhershme më 17 maj, pas dy vitesh restaurime, deklaroi sot muzeu.

Ekspozita, që shtrihet në 3 500 metra katrorë të një ndërtese në rrethin Kreuzberg të Berlinit, nga arkitekti i njohur Daniel Libeskind, do të tregojë në pesë kapituj historinë e hebrenjve të Gjermanisë nga mesjeta e deri më sot.

Ekspozita do të përqendrohet në marrëdhëniet e komunitetit hebre me shoqërinë gjermane të krishtere e më pas laike, për të cilat muzeu deklaroi se janë shënuar nga dhuna. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin paraqet ndryshime për mandatin e presidentit
Artikulli tjetërFOTO/ Të rinjtë njihen me të kaluarën komuniste përmes aktivitetit “Kujtojmë për të mos harruar”