RUSI – Putin paraqet ndryshime për mandatin e presidentit

MOSKË, 20 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti sot ndryshime në parlament, lidhur me kufizimin e mandatit presidencial, sipas projektligjit të publikuar në faqen e internetit të legjislaturës.

Putin kërkon të heqë fjalën “e njëpasnjëshme” në përcaktimin e kushtetutës aktuale në mënyrë që presidenti të mos ketë mundësinë të shërbejë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Putin sugjeroi ndryshimin mes një sërë reformash kushtetuese javën e kaluar, gjatë fjalimit të tij. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.