Ballina Bota

GJERMANI – Fermerët përsëri në protestë

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Fermerët e inatosur nga rregulloret e rrepta në lidhje me mbrojtjen e klimës dhe mirëqenien e kafshëve organizuan sot protesta në të gjithë Gjermaninë, ku disa qindra traktorë u drejtuan për në Berlin dhe në qytetet e tjera të mëdha.

Udhëtarët ishin paralajmëruar që do të kishte vonesa.

Protestat e fermerëve u zhvilluan në shtetet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg në jug, Hesse në Gjermaninë Qendrore, Saksoninë e Ulët në veriperëndim dhe në qytetet e Berlinit dhe Bremenit.

Protestat përkojnë me Javën e Gjelbër Ndërkombëtare, një panair i madh ushqimor dhe bujqësor, që fillon sot në kryeqytet. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska akuza rezistencës polake për ekzekutimin e hebrenjve dhe ukrainasëve
Artikulli tjetërGJERMANI – Zvogëlohet rritja e popullsisë