Ballina Bota

GJERMANI – Zvogëlohet rritja e popullsisë

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Numri i personave që jetojnë në Gjermani arriti një tjetër rekord të lartë në fund të vitit 2019, megjithatë rritja e popullsisë pati një ngadalësim, treguan të dhënat zyrtare.

“Popullsia në Gjermani arriti në 83,2 milionë banorë, rreth 200 000 më shumë krahasuar me një vit më parë”, deklaroi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Megjithatë, rritja e popullsisë ishte shumë më e vogël sesa në vitet 2013-2018”, shtoi ajo.

Vendi ka patur rritje mjaft të qëndrueshme popullsie që nga ribashkimi në 1990, për shkak të migrimit. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Fermerët përsëri në protestë
Artikulli tjetërNegociatat/ Ruçi: Pozita asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetë Bashkimin