BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Fermerët e inatosur nga rregulloret e rrepta në lidhje me mbrojtjen e klimës dhe mirëqenien e kafshëve organizuan sot protesta në të gjithë Gjermaninë, ku disa qindra traktorë u drejtuan për në Berlin dhe në qytetet e tjera të mëdha.
Udhëtarët ishin paralajmëruar që do të kishte vonesa.
Protestat e fermerëve u zhvilluan në shtetet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg në jug, Hesse në Gjermaninë Qendrore, Saksoninë e Ulët në veriperëndim dhe në qytetet e Berlinit dhe Bremenit.
Protestat përkojnë me Javën e Gjelbër Ndërkombëtare, një panair i madh ushqimor dhe bujqësor, që fillon sot në kryeqytet. / /sara/






















