Ballina Bota

MOSKË – Qeveria ruse jep dorëheqjen

MOSKË, 15 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri rus, Dmitri Medevev i prezantoi sot presidentit, Vladimir Putine dorëheqjen e qeverisë së tij, një njoftim i papritur pas fjalimit të presidentit, i cili njoftoi reforma kushtetuese.

“Ne, si qeveri e Federatës së Rusisë duhet t’i japim presidentit të vendit tonë mjetet e duhura për të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm. Dhe për  këtë arsye (…) qeveria në tërësi jep dorëheqjen”, theksoi Medvedev, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin falenderoi kryeministrin në ikje dhe ministrat e tij, duke iu kërkuar të ndjekin çështje aktuale deri në emërimin e kabinetit të ri.

“Dëshiroj t’iu falenderoj për gjithçka keni bërë, shpreh mirënjohjen  time për rezultatet e marra (…)”, theksoi ai.

Vladimir Putin propozoi sot një sërë reformash kushtetuese para riforcimit të pushteteve të Parlamentit, duke ruajtur karakterin presidencial të sistemit që ai drejton prej 20 vitesh./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria vlerësohet për barazi gjinore në biznes dhe ligj/ BB: Lë pas SHBA-të dhe Zvicrën
Artikulli tjetërDëmet nga tërmeti/ Firmoset marrëveshja për përforcimin e strukturës shkëmbore ku ngrihet Kalaja e Krujës