Dëmet nga tërmeti/ Firmoset marrëveshja për përforcimin e strukturës shkëmbore ku ngrihet Kalaja e Krujës

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmosi sot marrëveshjen që  mundëson studimin gjeologjik dhe hartimin e projektit të plotë për përforcimin e strukturës shkëmbore, ku ngrihet kulla e Sahatit, në Kalanë e Krujës.

“Tërmeti i 26 nëntorit la gjurmë edhe në monumentet e kulturës. Kalaja e Krujës, ky monument simbol i vendit tonë, u rrezikua seriozisht. U evidentuan çarje në shkëmbin mbi të cilin ajo ngrihet, çka kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, tha Margariti.

Ajo firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqërinë “Urbatrans” sh.a, përfaqësuar nga Arben Petto, për sponsorizimin e projektit “Stabilizim i shpatit të pjesës verilindore të Kalasë së Krujës”.

Falë kësaj marrëveshjeje, tha ministrja Margariti, “mundësohet studimi gjeologjik dhe hartimi i projektit të plotë për përforcimin e strukturës shkëmbore, ku ngrihet kulla e Sahatit, në Kalanë e Krujës”.

/m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.