Ballina Flash

“Inter” pranë firmës me Ashley Young

TIRANË, 8 janar /ATSH/ -Në pritje të Arturo Vidal e Christian Eriksen, Interi është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e dimirit.

Sipas medieve në Itali, Ashley Young është vetëm një hap larg zikaltërve. 34-vjeçari e ka gjetur marrëveshjen në planin personal, për një kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, dhe tashmë pritet vetëm “ok” i Manchester United.

Klubi anglez nuk e ka luksin të pretendojë shifra të ekzagjeruara për kapitenin, në radhë të parë për shkak se kontrata e tij me United përfundon në fund të sezonit, por edhe sepse Young nuk është një lojtar në pranverën e karrierës së tij.

Interi prej kohësh po kërkon lojtarë të aftë në krahët e mbrojtjes e mesfushës dhe, duke qenë se Marcos Alonso kushton shumë, e ka kthyer krejtësisht vështrimin nga lojtari i përfaqësueses angleze, i cili e ka treguar tashmë gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Milano, ndërsa Conte mund ta përdorë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompanitë shqiptare të mobilimit dhe përpunimit të drurit mundësi bashkëpunimi në Bullgari
Artikulli tjetërMarash Kumbulla tek “Inter”, zikaltrit prenotojnë talentin shqiptar për në qershor