Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Keqardhje e thellë për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

BRUKSEL, 6 janar /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell shprehu sot keqardhjen e thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes për programin bërthamor nga të gjithë është tani më i rëndësishëm se kurrë, për stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore”, theksoi ai në Twitter.

Ai theksoi gjithashtu se do të punojë me të gjithë pjesëmarrësit për rrugën që do të ndjekin.

Përfaqësuesi i lartë nënënvizoi se Bashkimi Europian do të mbështetet në punën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) për vlerësimin e pasojave.

“Ne duhet t’i besojmë asaj dhe të shohim atë që thotë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike përsa i përket fakteve mbi terren”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i tij, në një konferencë shtypi.

Dje, Josep Borrell i bëri një ftesë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif për të ardhur në Bruksel duke i kërkuar edhe një herë çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën mes SHBA-së dhe Iranit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVioleta Berisha betohet si anëtare e Këshillit të bashkisë së qytetit Fairview, New Jersey
Artikulli tjetërTurizmi rural/ Tre rajonet ku dominon zhvillimi i integruar agroturistik