Ballina Ekonomi

Kosto e ulët e transportit, 52% e tregtisë së mallrave përmes detit

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Zhvillimi i ”rrugëve të detit” po shihet gjithnjë e më tepër si një alternative konkurruese e transportit rrugor të mallrave, për shkak të kostos më të ulët.

Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 870,3 miliardë lekë dhe sipas INSTAT, 52 % e tyre u transportua me det.

Referuar të dhënave të publikuara në raportin mbi statistikat e transportit, në periudhën janar-nëntor 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.1 milion ton, duke u rritur me 15.4%, krahasuar me vitin 2018.

/a.gjonaj/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPensionet e minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, ISSH publikon emrat e 676 përfituesve të rinj
Artikulli tjetërKryebashkiaku Imeraj dhurata për fëmijët jetimë në Dibër, zbulon letrën për “Babagjyshin”