BEJRUT, 24 dhjetor /ATSH-DPA/- Këtë vit, fryma festive e Krishtlindjes mungon, ndërsa vendi përballet me krizën më të keqe ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.
Qendrat tregtare dhe dyqanet e Bejrutit zakonisht gumëzhijnë nga klientët gjatë periudhës së Krishtlindjes, por këtë vit ato janë të shkreta.
“Ky është viti më i keq që kam përjetuar, që kur e hapa dyqanin para dhjetë vitesh, në qendër të Bejrutit. Shitjet e mia kanë rënë me 80 % që nga viti i kaluar”, tha pronari i një dyqani lodrash .
Libani është përfshirë nga protesta mbarëkombëtare që prej 17 tetorit, që çuan në dorëheqjen e Saad Hariri-t nga posti i kryeministrit pothuajse dy javë më vonë dhe që e kanë lënë vendin në mes të një trazire të madhe ekonomike e politike.
Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e elitës qeverisëse të vendit, të cilën e akuzojnë për keqmenaxhim dhe korrupsion. / /ervo/






















