TIRANË, 12 Mars /ATSH- I. Vata/ – Finalizohet draft marrëveshja për pensionet për shqiptarët në Kanada ndërsa pritet edhe firmosja nga palët. Lajmi u bë i ditur gjatë takimit që ministrit i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi me ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmet Hussen. Dy zyrtarët diskutuan lidhur me këtë marrëveshje, e cila është shumë me interes për shqiptarët atje. Gjithashtu gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, ku sipas Hussen, Kanadaja po ndërmerr një reformë në këtë kuadër. Përmes saj synohet lehtësi në lëvizje kryesisht për studentët, studiuesit dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada. Gjatë takimit nuk munguan diskutime edhe për çështje të tjera të cilat shqetësojnë komunitetin shqiptar atje. Majko ftoi për të marrë pjesë në samitin e dytë të Diasporës, i cili do të zhvillohet në Tiranë zyrtarin e lartë kanadez, ndërsa ky i fundit shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Gjatë vizitës së tij në Kanada, ministri Majko ka zhvilluar takime edhe me sipërmarrësit dhe profesionistët e rinj shqiptarë.
Ballina Aktualitet
Lajme
Rama: Procesi i integrimit, për shtetbërjen europiane të Shqipërisë
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet parë thjesht si një...
SHBA -Vance fajëson luftën me Iranin për humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin, të nisur nga administrata e tij, për humbjen e thellë të...
Tabaku: Progresraporti i KE-së konfirmon shqetësimet e opozitës, të ndalet miratimi i reformave të...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se progresraporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë konfirmon shqetësimet e ngritura prej...
Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth...
Prodhimi organik, rregulla të reja për trupat e kontrollit dhe certifikimit
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet dhe procedurat për miratimin e trupave të kontrollit dhe njoftimin e aktivitetit të tyre...
GJERMANI – 100 milionë euro shtesë për infrastrukturën e Ukrainës
BERLIN, 5 nëntor /ATSH/ - Gjermania po propozon të akordojë 100 milionë euro shtesë për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës ujore, energjetike dhe...
Drejtoria e Burgjeve dhe Këshilli i Evropës, forcim i bashkëpunimit për përmirësimin e sistemit...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Këshilli i Evropës synojnë të forcojnë bashkëpunimin për përmirësimin e sistemit penitenciar shqiptar, respektimin...
Malaj: 1,4 miliardë euro mbështetje për pushtetin vendor, detyrimet zbresin në 2,9 miliardë lekë
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara...
Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen...
TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2027 parashikon një fond të përgjithshëm prej 235,14 milionë lekësh, duke...
Ambasadorja e BE-së dorëzon raportin e progresit 2026 në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë Këshillit Kombëtar...























