Ballina Bota

SEUL – Koreja e Jugut kërkon mbështetjen kineze dhe ruse për samitin Trump-Kim

SEUL, 12 mars /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut ka dërguar një të besuar në Pekin dhe Moskë për të kërkuar mbështetjen e tyre për takimin e planifikuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. ”Chung Eui Yong, këshilltari i lartë i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae In, ka planifikuar të mbërrijë sot në Pekin për të zhvilluar një takim me presidentin kinez, Xi Jinping.  Ndërsa nesër, pritet të vizitojë Moskën”, njoftoi media koreano-jugore. Ndërkohë që, kreu i spiunazhit të Koresë së Jugut , Suh Hoon pritet të shkojë në Tokio për të informuar qeverinë japoneze mbi bisedimet e kryesuara nga Chung në Phenian dhe Uashington, javën e kaluar. Gjithashtu, Kina, Rusia dhe Japonia kanë qënë pjesë e bisedimeve gjashtëpalëshe, të ngrira prej shumë kohësh, që synonin bindjen e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore. Javën e kaluar, Trump ra dakord për të takuar Kim për bisedime të paprecedenta, edhe pse nuk ishte vendosuar ende vendi dhe koha. Gjithashtu, Moon ka planifikuar të takojë Kim gjatë një samiti ndërkorean në muajin prill.//a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Kanada, finalizohet draft marrëveshja për pensionet
Artikulli tjetërDita e Verës, eventet artistike dhe kulturore pushtojnë Elbasanin