Ballina Ekonomi

Inflacioni në nëntor 1,4%

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve, ishte 1,4% në muajin nëntor, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor u ndikua kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1,21%.

Çmimet e grupit të transportit kanë kontribuar me – 0,10%. Ndërsa çmimet e grupit të veshjeve dhe këpucëve kanë kontribuar me – 0,01%.

Kjo është një tendencë e ndjekur gjatë gjithë këtij viti, ku indeksi i çmimeve të konsumit ka qenë poshtë nivelit 2%.

/a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron: Brexit i shpejtë pas zgjedhjeve britanike
Artikulli tjetër“Babale”/ Pretenca për 1 vit e gjysmë burg, reagon Salianji: Prokuroria, pjesë me llumin