ROMË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella refuzoi dje të emëronte një ministër Financash, euroskeptik, të zgjedhur nga populistët, duke i hapur rrugën një krize politike të pazakontë në Itali, ekonomia e tretë e zonës euro.
Ky vendim ka detyruar kryeministrin e zgjedhur, Giuseppe Conte të heqë dorë nga të qënit kryeministër duke shkaktuar menjëherë irritim të Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y, antisistem) dhe të Matteo Salvinit, kreut të Ligës (ekstemi i djathtë) të cilët kishin negociuar një program dhe një qeveri unioni.
“Po dorëzoj mandatin që më ishte besuar nga presidenti Mattarella për formimin e qeverisë së ndryshimit”, deklaroi Conte, një jurist 53-vjeçar, krejtësisht i panjohur nga italianët, i cili ishte konsideruar si ”avokat i popullit” pas emërimit të mërkurën nga Mattarella.
Ky i fundit thirri sot Carlo Cottarellin, një ekonomist, ish-funksionar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për ta ngarkuar për formimin e një “qeverie të presidentit” i cili do të duhet para së gjithash të përgatisë zgjedhje të reja.
Dje në mbrëmje, Conte prezantoi një listë emrash për qeverinë e tij, por është përplasur me refuzimin e presidentit Mattarella për emërimin e një ekonomisti euroskeptik në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.
Ky i fundit, 81 vjeç, ishte mbështetur nga kreu i Ligës, Matteo Salvini, i cili ka preferuar të marrë përsipër rrezikut për hapjen e një krize institucionale me presidentit më tepër se të heqë dorë nga zgjedha e tij./ /ec/ a.jor.













