BRUKSEL, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Italia është anëtare e respektuar e NATO-s, e rëndësishme për stabilitetin në Mesdhe dhe i takon çdo aleati të vendosë sesi do formojë qeverinë e tij, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.
”Jemi 29 demokraci dhe nuk më takon mua të komentoj se si do të formohet qeveria italiane”, theksoi ajo.
”Italia ështe një nga pjesëtaret e hershme të aleancës dhe është shumë e rëndësishme për ne, nga pikëpamja e luftës së terorizmit dhe ekstremizmit”, shtoi Gottemoeller./ /os/ a.jor.













