Ballina Aktualitet

FSK, grup ekspertësh për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

Kontingjenti është vazhdimësi e misionit të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, që iu kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri më 26 nëntor./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti/ Mbyllen operacionet e kërkim–shpëtimit në Thumanë, vijojnë në Durrës
Artikulli tjetër107-vjetori i Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike