Tërmeti/ Mbyllen operacionet e kërkim–shpëtimit në Thumanë, vijojnë në Durrës

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Pas tërmetit që goditi vendin tonë dy ditë më parë, ekipet shqiptare të asistuara edhe nga ato ndërkombëtare, po vijojnë pa pushim operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës.

Gjatë ditës së sotme operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja. Operacionet vijojnë me intensitet në qytetin e Durrësit.

Zyrtarisht, u bë e ditur se ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë ku u gjetën trupat e pajetë të 22 personave. Aktualisht, në Durrës, kërkohet në 3 hotspote nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.

Pas verifikimit me Policinë e Shtetit dhe spitalet rajonale, deri më tani numri i viktimave është 39 në Durrës, Thumanë e Lezhë dhe vijon si më poshtë:

Në Durrës, në total 15 viktima, të identifikuar si më poshtë:

  1. Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13.
  2. Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L. 17
  3. Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13
  4. Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L. 13
  5. Esiela Karanxha, 8 vjeç, gjetur në L 18
  6. Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13
  7. Eviola Broshka, 28 vjeç, gjetur në L. 18
  8. Kristi Reçi, 24 vjeç, gjetur në L. 18
  9. Sehadete Lala, 79 vjeç, gjetur në L. 18
  10. Diana Karanxha, gjetur në L. 18
  11. Eduart Reçi gjetur në L. 18
  12. Shemsedin Abazi, gjetur në L. 13
  13. Dolora Reçi, 49 vjeç gjetur në L. 18
  14. Klaus Reçi, vjeç 21 vjeç, gjetur në L. 18
  15. Griselda Lala vjeçe 22, gjetur në L. 17

Krujë – 23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

  1. Bukurije Leka
  2. Erisa Cara
  3. Ariela Lala 4 vjeç
  4. Fatmira Cuka 44 vjeç
  5. Selvie Lala 77 vjeç
  6. Saimir Greku
  7. Kristjan Preçi 26 vjeç
  8. Sardi Cuka 18 vjeç
  9. Hajrie Vata 65 vjeç
  10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
  11. Drita Cakoni
  12. Pëllumb Greku 57 vjeç
  13. Çelike Grupieku 57 vjeç
  14. Hajredin Çupi, 66 vjeç
  15. Kastriot Cakoni, 58 vjeç,
  16. Fatmira Cara vjeç 54
  17. Hasan Cara vjeç 16.
  18. Roledi Vata vjeç 3
  19. Suada Hysa vjeç 18.
  20. Ankthi Cara vjeç 65
  21. Adelina Kabili vjeç 20
  22. Almir Cara vjeç 26
  23. Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhë Mamurras:

  1. Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjeç (i aksidentuar)
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.