Ballina Flash

Pastrimi i parave/ Nga 87 raste në 2013, 322 gjatë 2019-ës

Procedimet për veprën penale të pastrimit të parave

Gepostet von Ministria e Brendshme am Dienstag, 19. November 2019

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Procedimet për veprën penale të pastrimit të parave janë rritur vit pas viti, duke shënuar një rekord të ri nga ana e Policisë në vitin 2019.

Sipas një pasqyre të publikuar nga Ministria e Brendshme, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë goditur plot 322 raste të pastrimit të parave.

Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se janë goditur nga ana e Policisë 298 raste.

Por rritja është akoma më e madhe kur krahasohet me 6 vite më parë.

Sipas tabelës së të dhënave për 9-mujorin e parë të vitit të Ministrisë se Brendshme, rezulton se në vitin 2013 janë goditur gjithsej 87 raste të pastrimit të parave, çka evidenton rritjen disafish të punës operacionale të Policisë në këtë drejtim, sidomos në dy vitet e fundit.  /a.sh./ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-Buxheti 2020/ Beqaj për ATSH: Konsolidim fiskal, rritje ekonomike mbi 4% dhe punësimit
Artikulli tjetërCakaj pret homologen suedeze: Integrimi procesi më themelor për Shqipërinë, BE diskriminuese ndaj Kosovës