SEUL, 24 maj /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut çmontoi qendrën e provave bërthamore, njoftuan sot agjencia e lajmeve Associated Press dhe Sky News, një shkatërrim i paraqitur nga regjimi si një shenjë e vullnetit të mirë para një samiti të mundshëm mes presidentit Trump dhe liderit Kim Jong Un.
Pheniani kishte njoftuar projektin e tij për prishjen e plotë të qendrës bërthamore të Punggyerit, në verilindje të vendit, dhe disa gazetarë të huaj ishin ftuar për të mbikëqyrur operacionin.
“Ka pasur një shpërthim të madh. Zhurma ishte shumë e fortë”, deklaroi Tom Cheshire, një gazetar i Sky News, për stacionin televiziv britanik.
Agjencia e lajmeve “Yonhap”, që citon gazetarët e pranishëm në vend, deklaroi se shpërthime të shumta ishin dëgjuar gjatë gjithë ditës./
/ec/ a.jor.























