Ballina Bota

UASHINGTON – Pompeo: Samiti SHBA-Kore e Veriut varet nga Kim

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-AFP/ – Zhvillimi i samitit historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un varet nga kreu koreanoverior, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ai e kërkoi këtë takim, presidenti pranoi ta takojë, kam shumë shpresë se ky takim do të zhvillohet”, shtoi ai para një komisioni parlamentar.

Shefi amerikan i diplomacisë kishte konfirmuar më parë se samiti i Singaporit vazhdon të parashikohet në datën 12 qershor, ndërkohë që Donald Trump, për herë të parë foli dje për një shtyrje të mundshme të këtij takimi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – “Deutsche Bank” pushon 10 000 punonjës
Artikulli tjetërKaraçeva kërkon ndihmën e institucioneve për të ruajtur tokat e brezit kufitar