Ballina Bota

KINË – Tregtia e jashtme në rënie

PEKIN, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Tregtia e jashtme e Kinës pësoi rënie në muajin tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, pasi lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara peshon në ekonominë gjigante aziatike.

Eksportet pësuan një rënie me 0,9% nga tetori i kaluar në 212,9 miliardë dollarë, ndërsa importet u ulën me 6,4% në 170,1 miliardë dollarë, sipas të dhënave doganore të publikuara sot.

Megjithatë, rëniet ishin më të ulëta sesa parashikonin analistët.

Tregtia e jashtme e Kinës me SHBA-në ra 15,8% vit pas viti në muajin tetor.

Këtë javë, të dy vendet përparuan në zgjidhjen e konfliktit të zgjatur tregtar.

Ministria kineze e Tregtisë deklaroi se Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të ulin gradualisht tarifat ndëshkuese kundër njëri-tjetrit, si pjesë e fazës së parë të një marrëveshjeje tregtare.

Përveç uljes së tarifave, në fazën e parë të kësaj marrëveshjeje do të përfshihet angazhimi i Kinës për blerjen e produkteve bujqësore amerikane, mbrojtje më të mirë të pronës intelektuale dhe hapjen e tregjeve kineze për firmat e shërbimeve financiare të SHBA-së. / /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Policia rrit kontrollet kufitare
Artikulli tjetër“Roli i parasë gjatë luftërave”, libri i punimeve të Konferencës II të Muzeut të BSH