Ballina Bota

KINË – 6G?

PEKIN, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Kina po formon një grup kërkimi për gjeneratën e gjashtë të internetit nëpër celularë, 6G, në një kohë kur vendi sapo ka nxjerrë teknologjinë 5G dhe Pekini po kërkon të jetë lider botëror.

Teknologjia 5G, që ofron një shpejtësi 100 herë më të madhe se rrjetet ekzistuese 4G, do të jetë në gjendje të transmetojë sasi shumë të mëdha të dhënash dhe shumë herë më shpejt.

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi dje se ka krijuar tashmë një grup pune për të punuar mbi 6G-në.

Duke qenë se punimet mbi 6G-në janë në fazat e para, ende nuk njihen aftësitë teknike të këtij standardi./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Stacioni”, Policia vë në pranga grabitësin e biçikletave në qytetin e Durrësit
Artikulli tjetërDrafti i ekspertëve për reformën zgjedhore, Hajdari: Statusi për nëpunësin civil të ndryshohet