“Stacioni”, Policia vë në pranga grabitësin e biçikletave në qytetin e Durrësit

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni”, duke bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit. Vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.  /a.sh./ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.