PRISHTINË, 23 Maj/ATSH/.- Presidenti Hashim Thaçi takoi sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës.
“Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejshme në mandatin e ri”, shprehet Thaçi.
Kreu i shtetit tha se “Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”./k.s/























