Ballina Flash

Durrës, bashkia masa për normalizimin e situatës pas reshjeve të shiut

TIRANË, 4 Nëntor/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Durrësit po punojnë me intensitet për normalizimin e situatës nga reshjet e dendura të shiut.

Që prej orëve të para të mëngjesit i gjithë ekipi i bashkisë së Durrësit është në gatishmëri për përballimin e situatës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që vazhdojnë që prej mbrëmjes së djeshme.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, falënderoi ndërmarrjen për pastrimin e rrugëve, Ujësjellës Kanalizime Durrës dhe zjarrfikëset për largimin e ujit, si dhe policinë për kujdesin e treguar për shkak të në trafikut të autmjeteve.

Moti i keq ka përfshirë sot edhe qytetin e Durrësit, ku deti i trazuar me forcë deri në 7 ballë do të vonojë edhe mbërritjen e trageteve të linjës Bari – Durrës në portin më të madh të vendit tonë./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 131 mijë vizitorë në 10 muaj në Kalanë e Beratit
Artikulli tjetërBankat kanë rritur me mbi 2% peshën e tyre në treg