Bankat kanë rritur me mbi 2% peshën e tyre në treg

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Procesi i shitblerjeve dhe bashkimeve po konsolidon tregun bankar në vend duke i bërë më konkurruese ato.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, rezulton se në sistemin bankar shqiptar, bankat kanë rritur mbi 2% peshën në treg, nivel ky që sipas standardeve të Bankës së Shqipërisë i klasifikon ato si banka të mesme ose të mëdha.

Konsolidimi përmes bashkimit ka qenë një politikë e nxitur nga rregullatorët në të gjithë Europën, për të krijuar banka më të forta dhe më të shëndetshme.

Në dy vitet e fundit, procesi i konsolidimit, e uli numrin e bankave në 12 nga 16 banka që ishim më parë. Bankat më të vogla dolën nga tregu duke shitur aksionet ose duke u bashkuar me të tjerë.

Shitja e tyre dhe krijimi i bankave me më shumë fuqi tregu pritet ta rigjallërojë konkurrencën dhe të shtojë ofertën për kredi bankare. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.