UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AA/ – Qeveria amerikane njoftoi se janë vendosur sanksione të reja që kanë në objektiv tregtinë për disa materiale të rëndësishme që përdoren në sektorin e ndërtimit dhe atë ushtarak të Iranit.
Në një deklaratë me shkrim nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, theksohet se sanksionet kundrejt qeverisë së Teheranit do të vijnë duke u intensifikuar.
Në kuadër të sanksioneve është vendosur në objektiv sektori i ndërtimit që sipas Sekretarit Pompeo ndodhet nën kontrollin ose ndikimin e Gardës Revolucionare të Iranit.
Gjithashtu Mike Pompeo ka njoftuar se në kuadrin e sanksioneve është përfshirë edhe tregtia e 4 materialeve të cilat përdoren në programin bërthamor dhe raketave balistike të Iranit.
Edhe më parë SHBA-ja kishte vendosur në objektiv strukturën financiare të Iranit përfshiu në listën e sanksioneve Bankën Qendrore të Iranit. Qeveria e Uashingtonit gjithashtu shtoi në listën e sanksioneve edhe liderin iranian Ayatollah Ali Khamenei, ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, dhe ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit./ /os/ a.jor.






















