SERBI – BE: Opozita ta zhvillojë dialogun në parlament, jo në rrugë

BEOGRAD, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kritika të forta në drejtim të vendimit të opozitës serbe, që bojkotuar punën e parlamentit dhe zgjedhjet e planifikuara për pranverën e ardhshme, kanë ardhur nga Tanja Fajon, kreu i komitetit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Serbinë.

Përfaqësuesit e Parlamentit të Strasburgut po bëjnë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun e filluar javët e fundit në Beograd, midis qeverisë dhe opozitës.

“Sigurisht, bojkoti nuk është një gjë e mirë. Si parlamentare besoj se dialogu duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo në rrugë”, tha Fajon për televizionin publik RTS./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.