BEOGRAD, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Objektivi ynë strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe mosndryshimi i kësaj rruge, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç për median duke iu kundërvenë ministrit të saj të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, Serbia duhej të ndryshonte politikën e saj të jashtme nëse për unionin çështja e Kosovës duhej të ishte një përparësi.
”Ministri Vulin mund të ketë mendimin e tij, por politika e shtetit është tjetër gjë”, theksoi Brnabiç.
Ministri Vulin kritikoi edhe opinionin e shprehur dje të ambasadorit të BE-së në Beograd, Sem Fabrizzi, i cili theksoi se ”Kosova ishte një element kyç për hyrjen e Serbisë në union”./ /os/ a.jor.













