Ballina Bota

SPANJË – Sanchez: Epokë e re në Katalonjë bazuar në dialog

MADRID, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë socialiste spanjolle, Pedro Sanchez kërkoi sot një epokë të re në Katalonjë të bazuar në dialog, pas dënimit të indipendentistëve katalanas për rolin e tyre në përpjekjet për autonomi në vitin 2017.

“Tashmë që vendimi i drejtësisë është dhënë, një etapë e re hapet, objektivi i të cilës do të jetë vetëm rivendosja e bashkëjetesës në Katalonjë”, deklaroi Sanchez në një fjalim televiziv.

Kryeministri theksoi në adresë të qeverisë indipendentiste të pavarur katalanase se ekzekutivi i tij ishte i gatshëm të kontribuonte për dialog në kuadër të ligjshmërisë kushtetuese.

Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi nëntë indipendentistë katalanas, mes të cilëve ish-zëvendëspresidentin rajonal, Oriol Junqueras, me dënime nga nëntë deri në 13 vjet burg.

Tre të tjerë u dënuan me gjoba./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarantimi i të drejtës së votës në Diasporë, diskutohet hartimi i paketës ligjore
Artikulli tjetërGjonaj në Strasburg, pritet nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Europës