Ballina Bota

BRUKSEL – Juncker: I bëj thirrje Turqisë të përmbahet

BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-AFP/ Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi sot ndërprerjen e ofensivës së nisur nga Turqia në veri të Sirisë dhe paralajmëroi se nuk do të ketë financime europiane për një zonë sigurie.

“Turqia ka probleme sigurie në kufirin e saj me Sirinë, që ne duhet t’i kuptojmë, megjithatë, i bëj thirrje Turqisë, sikurse çdo aktori tjetër, që të përmbahet. Një sulm do të përkeqësonte vuajtjet e civilëve”, tha Juncker.

/ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Brexit, rritet numri i aplikimeve për leje qëndrimi
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Sulmi turk, një ide e keqe